Polonia dhe India, blerësit më të mëdhenj të arit në botë përgjatë 2024

schedule22:20 - 28 Gusht, 2024

schedule 22:20 - 28 Gusht, 2024

Banka Kombëtare e Polonisë u bë blerësi më i madh në botë i arit midis bankave qendrore së bashku me Indinë në tremujorin e dytë të vitit 2024. Polonia bleu edhe 19 tonë ar duke e dërguar numrin e rezervës totale në 392 tonë.

Polonia bleu 130 tonë vitin e kaluar dhe tani ka rezervën e 15-të më të madhe të arit në botë, raportojnë mediat e huaja.
Deri në vitin 2018, Polonia e mbante të gjithë arin e saj në kryeqytetin britanik, Londër. Në vitin 2019, Varshava vendosi të sjell 100 tonë shufra ari në Poloni.

SHBA-ja deri më tani ka 8133 tonë ar, ndërsa Gjermania ka 3351 tonë. Italia zë vendin e tretë me 2452.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!