Polonia do të zgjasë, siç ishte paralajmëruar më parë, ndalimin e importit të grurit ukrainas, njoftoi kryeministri i vendit Mateusz Morawiecki.
Deklarata e Morawieckit erdhi pasi Bashkimi Evropian vendosi të mos e zgjasë ndalimin.
“Ne do ta zgjasim ndalimin pavarësisht mosmarrëveshjes të Bashkimit Evropian,” tha Morawiecki në një tubim të fushatës në qytetin Elk. “Ne do ta bëjmë sepse është në interes të fermerëve polakë,” shtoi ai.
Hungaria nga ana e saj ka ndaluar me dekret importin e 24 produkteve bujqësore nga Ukraina. Në këto produkte, përveç drithërave, përfshihen edhe perimet, mishi dhe mjalti.