Polonia akuzon një shtetas rus për spiunazh

schedule12:04 - 23 Shkurt, 2023

schedule 12:04 - 23 Shkurt, 2023

Një shtetas rus është akuzuar për spiunazh në Poloni mes viteve 2015 dhe 2022. Ai u arrestua për herë të parë prillin e kaluar me dyshimin se i kishte dhënë shërbimit të inteligjencës ruse informacione për gatishmërinë ushtarake të Forcave të Armatosura Polake dhe trupave të NATO-s.

I dyshuari, i cili prej shumë vitesh jeton dhe ushtron aktivitete biznesi në Poloni, është akuzuar edhe për disa vepra korrupsioni.

Ai do të përballet me 10 vite burg.

Një zëdhënëse e prokurorisë së qarkut në Gdansk, tha se rasti është një nga “disa” aktivitetet në lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse dhe bjelloruse kundër ushtrisë polake.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!