Polonia akuza Netflix për hartën e përdorur në dokumentarin “Vetëm djalli e di”: Gabime të qëllimshme

schedule14:47 - 13 Nëntor, 2019

schedule 14:47 - 13 Nëntor, 2019

Seriali dokumentar i Netflix, për Holokaustin, me titullin “Vetëm djalli e di”, ka shkaktuar zemërimin e Varshavës zyrtare. Polonia i ka dorëzuar një ankesë zyrtare Netflix, duke kundërshtuar dokumentarin, për shkak të hartës së gabuar që është përdorur.

Kryeministri polak Moraviecki i kërkoi produksionit amerikan që të korrigjojë gabimin e tmerrshëm, që sipas tij është bërë në mënyrë vullnetare. Një këshilltare e kompanisë në Poloni deklaroi se çështja do të trajtohet si prioritet. Sipas saj Netfliks nuk kishte për qëllim të ofendonte dikë apo të vendoste në dyshim ndonjë vlerë. Muzeu memorial i Aushvic theksoi në profilin zyrtar në “Twitter”, se informacionet historike dhe gjeografike në dokumentar për vendet ku ndodheshin kampet naziste të përqendrimit, janë të gabuara. Harta e përdorur në serial tregon kampet e përqendrimit të përdorura nga nazistët gjermanë gjatë luftës së dytë botërore brenda kufijve aktualë të Polonisë, por këta kufij janë vendosur pas përfundimit të konfliktit. Në të vërtetë kampet u ndërtuan në territorin e pushtuar në shtator të 1939-ës.

Kryeministri polak u shpreh se jo vetëm harta është e gabuar, por i bën spektatorët të besojnë se Polonia ka qenë e përgjegjëse e krijimit dhe mirëmbajtjes së kampeve dhe se ka kryer krimet që ndodhën Brenda tyre. “Meqënëse vendi im nuk ekzistonte në atë kohë si shtet i pavarur dhe miliona polakë u vranë në ato vende, ky element i ‘The Devil Next Door’ nuk bën gjë tjetër veçse rishkruan historinë”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!