Në një intervistë për “Corriere della sera”, politologu bullgar Ivan Krastev u shpreh se Putin është i fiksuar pas vrasjes së liderit libian, Kolonelit Omar Gadafi. Sipas tij presidenti rus shpenzon orë të tëra duke parë videon e vrasjes së liderit të Libisë
Në 2014-ën Angela Merkel shprehej se Vladimir Putin jetonte në një botë të tijën. Por gjithsesi që nga ajo kohë, varësi gjermane ndaj gazit rus është rritur. Kjo për Krastev është dicka kontradiktore dhe tregon që ka përplasje mes asaj që europianët thonë dhe bëjnë. Aktualisht Europianët besojnë se Putin e ka humbur ndjesinë e realitetit dhe janë të bindir se realiteti i tyre është i vërteti dhe ai i Putin është i deformuar. Në këtë mënyrë i lihet gjithnjë historisë detyra për të mundur miqtë e Europës.
Faktin se në Itali 55% e popullsisë janë kundër dërgimit të armëve në Ukrainë, ai e komenton si diçka që pritej: Jemi të skandalizuar, nuk na pëlqen Putin, por më pas nuk duam të ndryshojmë kush e di se çfarë. Ky është modeli i reagimit europian për cdo krizë.
Kratev thekon se kriza aktuale dëshmon se amerikanët dhe europianët mund të punojnë mirë së bashku, por çfarë do të ndodhte në 2024-ën në rast se do të ishte Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë? Në Europë sipas tij flitet gjithnjë për arsye strukturore, por papritur shumë vende shohin faktorin personal. Për të kuptuar një regjim duhet kuptuar se si funksionon një person: arsyet dhe frikërat e tij.
Në këtë pikë politologu bullgar shprehet se dihet që Putin shpenzon orë të tëra duke parë dhe riparë çastet e fundit të jetës së Gedafit. Videoja e vrasjes së tij. Kjo tregon se Putin identifikon veten me Gedafin.
Krastev thotë se ka një detaj të cilin të gjithë e nënvlerësojmë: në vitin 2011 Obama bindi Moskën që të mbështeste operacionin në Libi duke thënë se ishte vetëm një ndalim fluturimi dhe që nuk synohej ndërrimi i regjimit. Por më pas shkoi ashtu si shkoi. Dhe Putin është i bindur se çfarë do që të bëjë, perëndimi synon gjithnjë ndryshimin e regjimit.
Putin sipas tij ka një sistem aq të bazuar mbi veten e tij sa nuk imagjinon një Rusi pas tij. Ndjen se duhet të bëjë çdo gjë deri sa të jetë ende në pushtet. Nga kjo dhe ideja e luftës. Ai nuk arrin të ndalojë sepse nuk arsyeton në terma të lëndëve të para apo regjimesh politike. Ai mendon në terma të një misioni historik.
/abcnews.al