Nga Nesrine Malik, The Guardian
Shkencëtarët e Afrikës së Jugut paralajmëruan botën për Omicron dhe nga ana tjetër, Perëndimi vendosi kufizime të udhëtimeve për vendet e Afrikës së Jugut. Vendi i parë që vendosi kufizime ishte Britania e Madhe. Bota përdori nacionalizimin e vaksinave dhe vendosi aparteidin e udhëtimit, por në këtë mënyrë pandemia do të përfundojë për një pjesë të vendeve dhe do të përhapet diku tjetër.
Nuk duket dhe aq me rëndësi që gjatë këtyre dy viteve tragjeditë më të rënda nuk kanë ndodhur jashtë vendit, por brenda kufijve tanë. Ato ndodhën në azile, spitalet tona dhe në vazhdën e pavendosmërisë së qeverisë për mbylljen (tri herë) kur ishte e qartë se rastet po rriteshin, raporton abcnews.al
Imagjinoni sa jetë njerëzish mund të ishin shpëtuar nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të kishte vendosur “unazën mbrojtëse” të premtuar rreth azileve me shkathtësinë dhe shpejtësinë që i renditi në listën e kuqe dhe i kategorizonte vendet e tjera. Por ne po jetojmë në një gjendje inercie, ku politikanët vazhdimisht dështojnë të kuptojnë se problemi nuk është se virusi dhe variantet e tij po përhapen në vende të caktuara por çfarë ndodh kur këto variante përhapen.
Por kështu janë ndërtuar institucionet tona: të jemi të shkathët në disa fusha, dhe gati të paralizuara në të tjera. Tani është detyrë e Ministrisë së Brendshme, të kufizojë lëvizjen, të dëbojë ata që konsiderohen të padenjë për të qenë këtu. Për shumicën ekziston vetëm një vendim: të mbyllim kufijtë tanë. Ndërkohë, programet e bashkëpunimit dhe aleancës së jashtme, qoftë anëtarësimi ynë i lënë përgjysmë në BE apo buxheti i shkurtuar i ndihmës së huaj, janë pakësuar nga besimi i bashkëpunimit dhe ndarjes së burimeve me pjesën tjetër të botës.
Është mënyra se si arrijmë në përfundime të tilla të njëanshme që vetëm për shkak se shkencëtarët afrikanë identifikuan variantin më të fundit Covid në Afrikë, ky variant patjetër duhet të jetë afrikan. Ndërkohë, kërkimet mbi variantin e ri po ndërlikohen edhe më shumë sepse nuk mund ti dërgojmë dot materialet e nevojshme në Afrikën e Jugut për shkak të kufizimeve të udhëtimit.
Nuk ka asnjë shembull më të mprehtë se si xhingoizmi është goditur. Çrregullimi i tregut të punës dhe dobësimi i sindikatave, gjë që ka çuar në një brez punëtorësh të pasigurt që duhet të zgjedhin midis shëndetit dhe të ardhurave të tyre është një nga problemet më të mëdha.
Qeveria mund të zgjedhë të rrotullojë rrotat e saj në mënyrë të gabuar në përgjigje të Omicron, ose mund të marrë masat e arsyeshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Ndërsa hyjmë në vitin e tretë të pandemisë, sërish të hutuar nga mënyra sesi virusi vazhdon të jetë një hap përpara, duket sikur nuk do të ketë çlirim derisa të kuptojmë se nuk ka kthim në “normalitet” . Pra pa kuptuar vetë nocionin se çfarë do të thotë normalitet, pandemia do të vazhdojë të ringjallet.
/abcnews.al