Politikani serb: Vuçiç do të largohet shumë shpejt nga pushteti

schedule09:46 - 10 Prill, 2023

schedule 09:46 - 10 Prill, 2023

Anëtari i Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), Vladimir Gjukanoviç deklaroi se kryetari i kësaj force politike, njëherësh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të largohet vetë nga pushteti dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Gjukanoviç u shpreh se Vuçiç mund të tërhiqet para përfundimit të mandatit të dytë, shkruan Danas.

“Nuk do të largohet nga pushteti nga opozita, por ai do të largohet dhe duke e njohur, mund të jem i lirë të gjykoj se ai moment do të vijë vërtet shumë shpejt, ndoshta edhe para përfundimit të mandatit të dytë”, theksoi ai.

“Për dallim nga Milo Gjukanoviç, Aleksandër Vuçiç e kupton me kohë se çfarë është e mençur të bëhet dhe se disa fytyra të reja duhet të udhëheqin politikën. Qoftë përmes një lëvizjeje të re politike apo përmes një SNS të re, është e parëndësishme. Është e rëndësishme të futni energji të re dhe gjak të freskët. Ndoshta në një moment do të shkojë edhe për një kohë në opozitë”, shtoi Gjukanoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!