Politikani serb: Mos shkoni për pushime në Shqipëri, ata janë fajtorë për gjithçka në Kosovë

schedule16:20 - 14 Korrik, 2021

schedule 16:20 - 14 Korrik, 2021

Udhëheqësi i partisë “Serbia e Bashkuar” Dragan Markoviç u bëri thirrje qytetarëve të vendit të tij që të mos shkojnë për pushime në Shqipëri. Sipas deputetit serb është e pakuptueshme që të bëhet turizëm në Shqipëri, pasi sipas tij është vendi i cili, “nxiti atë që shqiptarët u bënë serbëve në Kosovë”.

Unë nuk mund ta kuptoj dikë që thotë “kalova një kohë të këndshme në Shqipëri”. Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë u kryen krime të tmerrshme kundër serbëve. Të gjithë serbët u dëbuan falë Shqipërisë”, tha ai. Markoviç inkurajon serbët të shkojë me pushime në Greqi./ db/Abcnews.al