Politikani serb: Kosova nuk do guxojë të shkaktojë destabilitet në Veri për targat

schedule10:31 - 1 Prill, 2023

schedule 10:31 - 1 Prill, 2023

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Millovan Drecun deklaroi se Kosova nuk do të guxojë të shkaktojë destabilizime të reja në Veri për targat, edhe pse nuk ka vullnet politik për ta zgjidhur këtë problem.

Drecun u shpreh se Kosova dëshiron të abuzojë me këtë çështje për të zgjidhur çështjet e statusit, për të detyruar Beogradin të pranojë pavarësinë e saj, shkruan RTS.

“Ata do të donin që targat të mos ishin neutrale ndaj statusit, në mënyrë që të paraqitej si një lloj suksesi në njohjen de facto të shtetit të Kosovës”, theksoi ai.

Sipas tij, nuk ka afate për këtë çështje dhe problemi do të marrë një zgjidhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!