Politikani gjeorgjian “lëndon” Lukashenkon: Putinit nuk i intereson për ty

schedule20:21 - 25 Mars, 2022

schedule 20:21 - 25 Mars, 2022

Ish-udhëheqësi i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili  i është drejtuar në Twitter udhëheqësit  të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Bjellorusia konsiderohet   shtet aleat  i Rusisë, me trupat ruse që u futën në Ukrainë nëpërmjet  Bjellorusisë.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve se trupat bjelloruse mund të thirren për të marrë pjesë në luftë, kjo ende nuk ka ndodhur.

Saakashvili i tha Lukashenkos se mbretërimi i tij do të mbarojë nëse ai dërgon trupat në Ukrainë.

“Luka, nuk të kam dhënë kurrë këshilla të këqija. Nëse dërgon trupa në Ukrainë, nuk do të jesh më në pushtet maksimumi pas një muaji dhe do të përfundosh shumë keq. Putinit nuk i intereson fati jot, ti e di”, ka shkruar politikani gjeorgjian në Twitter./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!