“Politikanët të mendojnë për fëmijët”, Lapaj: Jeta të ngre e të ul, lërini trashëgimi një shtet që kujdeset për ta

schedule21:57 - 1 Qershor, 2022

schedule 21:57 - 1 Qershor, 2022

Juristi Adriatik Lapaj i ka këshilluar politikanë të që të mendojnë dhe për të nesërmen. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc me gazetarët Ornela Gaçe dhe Erion Kristo ai u shpreh se të gjithë politikanët që sot kanë pushtet, nesër mund të mos kenë. Për më tepër ai bëri thirrje që të mendojnë për fëmijët dhe nipërit e tyre e t’i lënë një shtet e një sistem që kujdeset për ta.

Lapaj: Ne duhet ta pranojmë dhe këta (politikanët) duhet ta pranojnë. Është fatkeqësi kjo që po ndodh në Shqipëri. Është fatkeqësi për këta, për fëmijët e këtyre. Zoti Klosi mund të jetë i zoti, bëri karrierë politike. Fëmijët e tij mund të mos jenë të aftë. Nipërit e tij nesër, mund të mos jenë të aftë, mund t’i marrë jeta shtrembër. Duhet t’i lënë trashëgimi një shtet që kujdeset, një shoqëri që ka. Mos e quani kështu. Kam parë plot njerëz me pushtet që i shoh rrugës flasin me vete tani. Para 20 viteve i shikoje si legjenda. Flasin me vete. kam parë gjyqtarë që nuk dinin çfarë bënin, tani ecin dhe kthejnë kokën pas. E kuptoni se çfarë po ndodh këtu? Këtyre u duket se kanë pushtet në një fazë të jetës dhe është fushë me lule. Jeta të ngre, të ul.

Lapaj shtoi se “marrëzia” që ka ndodhur në vitet e tranzicionit, duhet të marrë fund. Ai propozoi garë në çdo fushë të jetës, përfshirë artin, sportin, gazetarinë, fizikën, kiminë etj,./abcnews.al/