Politikanët shqiptarë, pacientët për në psikiatri? Ekspertët apelojnë për ndryshimin, larg stresit

schedule18:13 - 23 Nëntor, 2020

schedule 18:13 - 23 Nëntor, 2020

Pjesa më e madhe e shqiptarëve e shohin të ardhmen e zymtë, plotë 46% e tyre, të paktën kështu ishin rezultatet e një sondazhi të realizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Mjekja psikiatre Arjana Rreli, publicistja Arlinda Causholli dhe sipermarresi Eglent Bici ishin të pranishëm këtë të hënë në ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku ndanë përvojën e tyre rreth situatës aktuale, mes stresit dhe ankthit.

Gjatë bisedës, Ermali pyet mjeken Rreli nëse “duhet të ishin politikanët pacientët  kryesor të saj?”

“Mua me vjen keq që ato më shumë bëjnë viktima të stresit aktual dhe në të gjitha bisedat tona ajo që ne dëgjojmë është të paktën të mos kishim të tilla konflikte që na hyjnë me zor. Hap televizorin dhe pa dashur helmohesh nga gjithë ky fluks idebateve dhe gjerave që  pak i interesojnë këtij populli që përpiqet për mirëqenien e vetë”.

Ndërkohë sipërmarrësi Eglent Bici e tha troç që vendi ynë nga nevojë të qeverisët nga një gjeneratë e re, për të sjellë frymë të re në vitet e mëvonshme.

“Si nuk di një politikanë që realisht që unë do të doja ta votoja si lider.  Por, ajo çka unë do të doja, nuk do doja që kryeministri i ardhshëm të ishte mbi 30 vjeç.  Pra, mundësisht një kryeministër të jetë një 29-të vjeçar, për mua do të ishte e paparë. Të largohet gjithë kjo prapambetja e viteve ’90 që  janë bërë bilionera, gjitha klasa politike”.

Nga ana tjetër, Arlinda Causholli shtroi nevojën që njerëzit ti japin shpresë njëri-tjetrit në këto ditë, duke qenë sa më pranë atyre që kanë nevojë.