Politikanët mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fatos Baxhakut

schedule18:45 - 16 Gusht, 2019

schedule 18:45 - 16 Gusht, 2019

Pas vdekjes së parakohshme të gazetarit dhe publicistit Fatos Baxhaku ka reaguar presidenti Ilir Meta. Në rrjetet sociale, Meta e cilëson si një nga pionierët e shtypit të pavarur të fillim viteve ’90.  Kreu i shtetit e përshkruan Baxhakun si një profesionist, i cili nuk bëri kurrë kompromis në dëm të përmbushjes së misionit, që iu dedikua me pasion dhe përkushtim.

Edhe Kryeministri Rama ka reaguar ku shkruan se Fatos Baxhaku, ishte njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë.

Ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha, duke shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe, shkruan se Baxhaku i përket asaj plejade gazetarësh që kontribuuan më së shumti që të mos e linin gazetarinë të humbte thelbin e vet e të bëhej nga mbrojtëse e interesit publik, në zgjatim të interesit okult.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!