Politika uron Marrëveshjen e Prespës: Maqedonia më pranë NATO-s dhe BE-së

schedule15:51 / 25/01/2019

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës ka marrë urimin e përfaqësuesëve më të lartë të politikës shqiptare. Në mesazhet e tyre përshëndetëse ky akt i Parlamenti grek është vlerësuar si arritje historike.Një lajm i shkëlqyer është për presidentin e republikës Ilir Meta Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek. Në një status në rrjetet sociale kryetari i shtetit  vlerëson hedhjen e hapave për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë!

Për kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi, Greqia kreu një veprim kurajoz dhe kontribues për paqen. “Ballkani po clirohet nga inercitë shekullore”- shkruan kryetari i Parlamentit në përshëndetjen e tij.

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edi Rama shprej respekt ndaj homologëve të tij Tsipras dhe Zaev për arritjen e kësaj marrëveshje. Në një postim në Tëitter  Edi Rama i përgëzon për dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë dhe do të prodhojë ende politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi-shkruan kryeministri dhe ministri i jashtëm Edi Rama.

Një moment historik për Ballkanin dhe Evropën e konsideron ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati miratimin e marrëveshjes së Prespës. Nëpërmjet një statusi në tëitter, ish- kreu i diplomacisë shqiptare shkruan se me këtë akt zgjidhet mosmarrëveshja 27 vjeçare për emrin.

Një reagim ka ardhur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai shkruan se  votimi i hap rrugë anëtarësimit të  Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimit Evropian dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit./abcnews.al

schedule15:51 / 25/01/2019