Si sot 6 vite më parë, Papa Françesku njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës duke vendosur që Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, të njihet tashmë si Shën Tereza.
Politika shqiptare ka përcjellë një sërë mesazhesh këtë të hënë.
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka përcjellë urimin e tij në Twitter, ku shkruan se Nënë Tereza është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit.
“ ?????? ?????? ? ???????̈?, dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor. Bija shqiptare është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit. Shembulli i saj na fton të shohim brenda vetes, familjeve & shoqërive tona për të kultivuar dashurinë për tjetrin dhe vlerat më të mira shpirtërore të popullit tonë. E sotmja është ditë reflektimi për më shumë solidaritet, dashuri për njëri-tjetrin & shërbim për Shqipërinë.”, shkruan Bajram Begaj.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët Ditën e Shenjtrërimit nëpërmjet një postimi në Facebook.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al/


