Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti gjatë intervistës për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ku theksoi se ‘ne edhe në Kushtetutë jemi të përcaktuar aty si pjesë e kombit shqiptar.’
Mexhiti u shpreh se ka një kornizë që është e mundësive të reja, e bashkëpunimeve pa limite, por nuk e shfrytëzojmë aq sa duhet.
Sakaq ai bëri thirrje për një platformë shqiptare që duhet të na bashkoj në disa pika të përbashkëta.
“Normal që asnjëherë nuk është mjaft dhe kam përshtypjen që jo vetëm brenda shteteve ku jetojmë si shqiptarë por edhe diaspora, bashkohemi vetëm kur jemi të rrezikuar, atëherë kur është mirë e harrojmë njëri tjetrin edhe kam përshtypjen që ka një kornizë që është e mundësive të reja, e bashkëpunimeve pa limite, por nuk e shfrytëzojmë aq sa duhet. Edhe mund të ketë konkurrencë edhe brenda shqiptarëve të Maqedonisë, mund të ketë konkurrencë ideologjike brenda shqiptare, mirëpo duhet të ketë diçka tjetër, një platformë shqiptare që duhet të na bashkojë në disa pika të përbashkëta”.
Pyetjes se cilat janë këto pika, ai u përgjigj duke thënë se “Unë flas për shqiptarët në Maqedoni, ne edhe në Kushtetutë jemi të përcaktuar aty si pjesë e kombit shqiptar. Prej aty nënkuptohet që duhet të bashkëpunojmë me shtetin shqiptar me shtetin e Kosovës. Kjo mund të jetë në shumë fusha. Ndonjëherë kemi nevojë edhe për vizita që duken pa axhendë. Thjesht vjen kryeministri shqiptar, apo një përfaqësues shqiptar, pi një kafe aty në çarshi të vjetër edhe ajo reflekton e ndjen që qytetari shqiptar, edhe një vizitë të thjeshtë. Mirëpo fushat, ose aktivitete të kulturës, të arsimit, kemi nevojë për gjithçka për të bashkëpunuar me njëri tjetrin. Flas ne si shqiptarë në Maqedoni, besoj që edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Mal të Zi, kemi nevojë që të bashkëpunojmë me njëri tjetrin apo ndihmën e shtetit shqiptar në të gjitha fushat, duke nisur nga kultura deri te ekonomia. Ekonomia është ajo që determinon edhe politikën edhe jetën e përditshme, dhe në këto rrethana të reja, duhet vullnet I mirë. Përgëzoj edhe ministrin, që edhe në kohë të mira mendojmë për njëri tjetrin. Duhet të ndërtojmë brenda ministrisë së punëve të jashtme që të jetë si sektor i veçantë dhe nëse takohemi me axhendë do gjejmë, do i trazojmë ato rrugët për të cilët kemi nevojë”.
/abcnews.al