Politika në shitje e Bashkimit Europian

schedule10:57 - 25 Mars, 2021

schedule 10:57 - 25 Mars, 2021

Nga Jonathan Holslang, euobserver

Këshilli Europian më në fund vendosi të sanksionojë Kinën për shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin autonom të Xinjiang.

Por ato sanksione janë të pamjaftueshme. Ata sanksionuan vetëm ekzekutuesit e politikës kineze: katër zyrtarë të rangut të ulët vendor, një zyrtar madje  në pension dhe Korporatat e Prodhimit dhe Ndërtimit të Xinjiang.

Organizatorët e burgosjes masive të Ujgurëve në Pekin, ndërmarrjet e mëdha ndërkombëtare që indirekt përfitojnë nga puna e detyruar janë larg syve të BE-së. Sanksionet janë një shembull tjetër i politikës europiane të “shitjes me pakicë”.

Shumë zyrtarë insistojnë se këto janë sanksione që synojnë thelbin e problemit. Thelbi i problemit, megjithatë, është në Pekin, jo në Kashgar, pasi  ajo është e vendosur në krye të Partisë Komuniste të Kinës, jo në bazat e saj lokale.

Por, atëherë, mund të themi se këto sanksione të kufizuara shmangin një përplasje të rrezikshme. Mbi të gjitha, Europa ka ende  nevojë për Kinën që të merret me ndryshimin e klimës.

E vërteta është se përplasja është e pashmangshme, të paktën nëse udhëheqja Europiane bën atë që tha: të mbrojë prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj, të  mbështesë vlerat thelbësore kushtetuese dhe të sigurojë që edhe fëmijët  të vazhdojnë të kenë lirinë dhe mjetet  e duhura për të formuar shoqërinë e tyre.

Konflikti është i pashmangshëm, për shkak të potencialit të plotë të energjisë të Kinës, sepse rritja e saj kontrollohet gjithnjë e më pak nga rajoni.

Fuqia krijon arrogancën dhe nuk ka asnjë arsye të presësh që kjo të ndryshojë.

Do të doja ta shihja Europën më shumë si një skifter, se sa të vazhdonte të ishte një patë e çalë.

Kina është një tjetër perandori në proces. Nëse tashmë i trajton kaq brutalisht disa nga qytetarët e vet, pse duhet të presim që  të jetë ndryshe ndaj të huajve nëse bëhet edhe akoma më e fuqishme?

Në të vërtetë, Europa nuk ka siguri që Kina  do të vazhdojë të fuqizohet edhe më shumë. Mbi të gjitha, ajo ka shumë sfida të brendshme. Europa nuk e di nëse partia do të jetë ende në pushtet deri në vitin 2049, raporton abcnews.al

Megjithatë, ndërsa e ardhmja mbetet e pasigurt, duhet të merren masa paraprake. Kjo përplasje është bërë e pashmangshme. Për dekada, ka qenë e qartë se çfarë po përgatiste Kina: të zgjeronte territorin e saj, të përfshinte Hong Kong, Tajvanin dhe vendet e tjera.

Partia ishte e vendosur të luftonte liberalizmin perëndimor.

Në vend që të ribalancojmë gradualisht tregtinë, bota lejoi deficite tregtare gjithnjë e më të mëdha që u përdorën si një instrument strategjik nga partia për të minuar ndikimin e saj.

Në 30 vitet e fundit, Europa ka humbur një mundësi për balancim të qetë, për ribalancim të kujdesshëm të partneritetit.

Shfaqja e Kinës si një konkurrent i fortë dhe si rival është, në një farë mënyre, krijesa e Amerikës.

Si rezultat, balancimi sot bëhet shumë më i vështirë. Kompanitë europiane  janë të varura nga Kina, konsumatorët janë të varur nga importet kineze, çekuilibri tregtar është aq i madh, saqë çdo korrigjim do të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm – si për Kinën ashtu edhe për Europën.

Do të ishte një iluzion tani të presim që Europa do të mund të ekuilibrojë Kinën pa ndonjë sakrificë. Zemërimi i kinezeve kundër politikanëve, ekspertëve dhe zyrtarëve europianë do të vazhdojë për një kohë.

Europa do të bëjë disa deklarata më të guximshme, do të dalë me një strategji disi më ambicioze Indo-Paqësore, do të koordinohet pak më shumë me Shtetet e Bashkuara. Por në thelb asgjë nuk do të ndryshojë.

Thjesht askush nuk është i gatshëm të sakrifikojë.

Pra, nëse Kina vazhdon të rritet si superfuqi, Europa duhet të kuptojë se përparimi i autoritarizmit të Kinës mund të ndalet vetëm nga balancimi i fortë politik dhe madje ushtarak.

Sakrificat do të jenë më të mëdha, por ky do të jetë problemi kryesisht i fëmijëve tanë. Tani për tani, e vetmja gjë që mund të bëjmë ne është të shtiremi në mënyrë perfekte. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!