Monolog nga Robert Aliaj
E keni vënë re që pothuajse kudo ku jeni, ka një ekran aty afër?
Në zyrë, në lokal, në dyqan, në aeroport, në rrugë, në kuzhinë, në dhomën e gjumit…
Strategjia finale e një politikani është të jetë prezent në të gjitha ekranet.
Ti duhet të zgjohesh me të dhe të flesh me të.
Sot politika shqiptare është thjesht një Reality Show, një big Brother që të kërkon ta ndjekësh në ekran 24 orë. Ata duan vëmendjen tënde.
Psikologjia e turmës ka treguar që, nëse një gënjeshtër përsëritet në pafundësi, ajo bëhet e vërtetë…
Por, politikani shqiptar nuk po kërkon të të shesë një gënjeshtër të vetme. Ai po tenton të të shesë një pirg të madh mashtrimesh… Ai, po të shet vetveten!
Sepse, e vërteta nuk ka më rëndësi. Rëndësi ka çfarë ata thonë për të vërtetën.
Prandaj ai duhet të jetë prezent në çdo moment të ditës tënde. Në barin ku ti pi kafen, në kompjuterin ku it ulesh, në krevatin ku ti fle ose rri pa gjumë.
Atyre u intereson që ti të mos dalësh kurrë nga hipnoza.
Ditën kur ti do zgjohesh, pa i pasur ata para syve, në asnjë moment, në asnjë ekran, do të jetë dita jote e parë e lirisë.