Politika monetare ndihmoi stabilitetin ekonomik/ Sejko: Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti ka qenë optimiste

schedule14:18 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 14:18 - 16 Dhjetor, 2024

Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive gjatë këtij viti ndërsa ka tejkaluar krizën e çmimeve.

Ky rikthim i stabilitetit të çmimeve është shoqëruar me lehtësim të kostove të jetesës së familjeve dhe rritje të investimeve të bizneseve Guvernatori Gent Sejko në pritjen e fundvitit theksoi se në fokus të Bankës së Shqipërisë do të vijoj të jetë stabilitieti i çmimeve pasi kjo ndikon direkt në ekonomi.

Ndërkohë që inflacioni pritet të kthehet në objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Gjatë vitit 2024

Shqipëria u anëtarësua në sistemin europian të pagesave   dhe kjo pritet të   të lehtësojë kryerjen e transfertave financiare ndërkufitare me vendet e Bashkimit Evropian, duke i bërë ato më të shpejta dhe me kosto më të ulët – një hap i rëndësishëm ky drejt integrimit ekonomik dhe përmirësimit të shërbimeve për bizneset dhe konsumatorët./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!