Johann Georg von Hahn ishte një diplomat austriak, filozof, shkrimtar dhe specialist i historisë së gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Nga dëshmia e përkthimeve nga gjermanishtja, udhëtimet e tij në luginat malore të Shqipërisë (marrë nga studimet e tij shqiptare me tre vëllime ) dhe ekspedita e tij e fundit, Udhëtimi nga Beogradi në Selanik, nuk ka gjasa të botohen të plota në gjuhën angleze.
Për fat të mirë ka materiale të tjera të përkthyera, të tilla si koleksioni i tij i përrallave popullore shqiptare( elemente tërheqëse të mitologjisë) si dhe ekzaminimi i tij rreth dashurisë së burrave shqiptare: ‘Ndjenja e të dashuruarit e shqiptarëve është e pastër si rrezet e diellit … është pasioni më i madh që mund të ndjejë njeriu.’
Von Hahn lindi në Frankfurt në 1811 dhe studioi juridik në Heidelberg, dhe gjatë viteve 1834 në 1843, filloi të punonte në Greqi.
Von Hahn ishte pjesë e shërbimit të Prusisë( Gjermania sot). Emërimi i tij si konsull Austro-Hungarez në Janinë në 1847, ishte pikërisht ku edhe filloi dashuria e tij për Shqipërinë, si edhe Rumelinë, të drejtuar nga Ali Pasha midis 1789-1822.
Postet e tij në karrierë, si konsull në ishullin Syros (1851) dhe konsull i përgjithshëm në Athinë (1869), i dhanë atij kohën e mjaftueshme për të përfunduar studimet e tij pioniere shqiptare.
Një koleksion i tregimeve dhe përrallave greke dhe shqiptare u printua në 1864. Von Hahn furnizoi kancelarinë Austro-Hungareze me informacione të sakta në lidhje me mallrat tregtare, popullsinë dhe përkatësinë etnike dhe besnikërinë fetare të komuniteteve të ndryshme brenda Shqipërisë.
Ekspedita e tij e fundit e madhe në Shqipëri kishte një qëllim të qartë strategjik: zbulimin e një rruge të mundshme hekurudhore për në Selanik.
Të gjitha fuqitë e huaja në këtë periudhë ishin të interesuara të kuptonin ndarjen shekullore të Shqipërisë midis dy dialekteve rivale: Gegëve dhe Toskëve. Ky kufi gjuhësor qëndronte përgjatë vijës së Perëndimit që ishin Katolik-Romak dhe Lindjes që ishin Ortodokse, edhe pse Shqipëria kishte një shumicë myslimane.
Gegët përbënin pjesën veriore të Shqipërisë dhe nën sistemin Bajraktar mund të shërbenin si ushtarë dhe mercenarë. Toskët e Jugut shtriheshin në luginat pjellore të Jugut dhe ishin të kënaqur që ishin pjesë e Perandorisë Osmane.
Ishte pikërisht pjesa e jugut, ajo që do të sundonte Shqipërinë gjatë epokës komuniste të Enver Hoxhës.
Ky koleksion i shkrimeve të von Hahn ofron një pamje intriguese, në politikën komplekse të fundit të shekullit të 19-të.
Von Hahn është babai i studimeve shqiptare, Elsie(Përkthyes-redaktor) është trashëgimtari i tij i madh. Elsie ishte i magjepsur nga gjuha e kombeve të ndryshme dhe përmes Universitetit të Bonit pati mundësinë të udhëtonte brenda kufijve të mbyllur të Shqipërisë në vitet 1970.
Ai do të përkthente ose shkruante mbi 60 libra për Shqipërinë, nga koleksionet e poetëve bashkëkohorë në eposin kombëtar, duke hulumtuar rreth historisë së fiseve si dhe duke mbledhur tekste historike, të udhëtimeve dhe fotografive të para në Shqipëri.
Ashtu si von Hahn, ai do ta subvenciononte këtë vepër shkencore përmes një page nga Gjermania, duke punuar në Ministrinë e Jashtme (1982-87) dhe më vonë si përkthyes (2002-13) i Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve të Luftës.
Njohuritë e mëdha të Robert Elsie për Shqipërinë akoma mund të gjenden në një faqe në internet e cila ka të trajtuara të ndara 5 tema të ndryshme.
Elsie vdiq në 2017, fillimisht u raportua në media se ai kishte kërkuar në testamentin e tij që të varrosej në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht vendimi i partnerit të tij, Stephan Triereeiler, që të varrosej në Shqipëri për shkak të dashurisë së thellë që Elsie kishte për vendin.
Arkivoli i Elsie u soll në Shqipëri për t’u prehur në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë që njerëzit të vinin dhe të bënin nderimet e tyre. Një ceremoni lamtumire për nderimin e Elsie u mbajt në Tiranë, ku morën pjesë miq, akademikë dhe politikanë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Më 18 tetor, ai u varros në një fshat verior në Alpet Shqiptare. Vdekja e parakohshme e Elsie është cilësuar si një “goditje e madhe” për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al