Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Poligloti Ancelotti/ Trajneri italian ka komunikuar në pesë gjuhë europiane

schedule12:40 - 30 Prill, 2025

schedule 12:40 - 30 Prill, 2025

E përditshmja “AS” I dedikon një kompliment të veçantë. Karlo Ançeloti nuk do të jetë më trajner I Realit, veçse në Spanjë duket se nuk kanë ndërmend ta harrojnë lehtë, dhe media madrilene përmend një zotësi të italianit, për të cilën nuk është folur shumë.

Gjashtëdhjetepesëvjeçari ka arritur të komunikojë me gazetarët në pesë gjuhë të ndryshme gjatë karrierës së tij në stol, ndërsa ka udhëhequr skuadra nga më të mëdhatë e Europës. Dedikimin, “AS” e nis me një shprehje në spanjisht që Ançeloti e tha në një konferencë shtypi si trajner I Realit, “më fol për detin marinar”.

Në videon e përpiluar nga kjo media, tekniku jepet duket folur edhe frengjisht, edhe gjermanisht, edhe anglisht, e natyrisht edhe italisht. Kjo është e kuptueshme, sepse i mbiquajturi “Karleto” ka drejtuar dy herë Realin në Spanjë, një herë Paris SG në Francë, Bajernin në Gjermani, Çelsin dhe Evertonin në Angli, si dhe Juventusin, Milanin, Parmën apo Napolin në Itali.

Po ashtu, ai ka qenë futbollist I Romës dhe I Milanit për shumë vite, duke fituar trofe të shumtë. Pritet që Ançeloti të ulet në stolin e Brazilit, e ndoshta tek pesë herë kampionët e botës mund të mësojë edhe gjuhën portugeze, të paktën në mënyrën sesi flitet në vendin e madh të Amerikës Latine./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!