Policia “zë derën” dhe ia gjen lokalin plot, e pëson keq pronari në Tiranë

schedule15:03 - 16 Korrik, 2020

schedule 15:03 - 16 Korrik, 2020

Policia ka proceduar penalisht pronarin e një lokali në Tiranë pasi ka konstatuar se ai ishte plot me klientë në orët e natës pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria për shkak të koronavirusit.

Raportohet se 41 vjeçari duhet të paguajë edhe një gjobë prej 1 milion lekësh për shkeljen e kryer.

Policia e Tiranës kërkon nga të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i plotë
Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç.

Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!