Policia e Zelandës së Re ka vendosur zhytës për të kërkuar dy trupa afër vullkanit të ishullit të Bardhë, pasi gjashtë trupa u morën gjatë një operacioni të mëparshëm.
47 persona ndodheshin në ishull gjatë momentit kur shpërtheu vullkani. Ndërkohë tetë persona tashmë janë konfirmuar të vdekur dhe 20 të tjerë mbeten në kujdes intensiv për shkak se kanë marrë djegie të rënda.
Tërheqja e kufomave nga ishulli u vonua për shkak se dyshohej shpërthimi i një tjetër vullkani./abcnews.al