Kamera një biznesi në zonën ku u ekzekutua me armë zjarri 25-vjeçari Klodjan Rasha pas mesnatës së djeshme mund të hedhë në dritë në lidhje me këtë ngjarje. Burime bëjnë me dije për ABC se kamera në afërsi të kupolës ka kapur disa sekonda kur djali është larguar me shpejtësi në momentin e përplasjes me efektivin e policisë. Ndërkohë efektivët nuk kanë pasur kamera trupi në momentin e ngjarjes.
Sipas policisë Rasha i ka drejtuar armën policit dhe kjo e ka detyruar atë ta ekzekutojë. Nga ana tjetër familjarët e viktimës pretendojnë se i riu ka qenë i paarmatosur me dy hurma në dorë dhe kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe. Ata kërkojnë të zbardhet sa më shpejt e vërteta e kësaj ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar Rashën, i cili kryente veprime të dyshimta dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar. Sipas bluve ai i është drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri, në atë moment efektivi e ka qëlluar duke e lënë të plagosur 25 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se 25 vjeçari ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016./mv.abcnews.al