Policia spanjolle ka arrestuar një 24 vjecar, i cili dyshohet të ketë dhënë mbështetje logjistike për atentatin në Barcelonë si dhe për gjetjen e materialeve për krijimin e bombave.
Një i dyshuar si xhihadist i lidhur me sulmet e Barcelonës të një muaji më parë, u arrestua në Vinaroz, nga policia spanjolle. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “”La Vanguardia”. I riu, një maroken 24 vjec, akuzohet se ka pasur një rol kyc në mbështetjen logjistike, në mënyrë të vecantë për gjetjen e materialeve për krijimin e bombave.
Ministri i brendshëm theksoi se i arrestuari kishte një lidhje të ngushtë me terroristët e sidomos me kreun e grupit.
Pjesa më e madhe e xhihadistëve që kryen sulmet në muajin gusht, ishin me origjinë nga Maroku por jetonte prej vitesh në Spanjë. Policia spanjolle varu gjashtë nga anëtarët e dyshuar të organizatës terroriste dhe arrestoi katër të tjerë. Dy të dyshuar të tjerë mbetën të vrarë në shpërthimin e ndodhur në një shtëpi në Alkanar, në jugperëndim të Barcelonës, që përdorej si strehë nga terroristët.
Policia spanjolle arreston një të dyshuar për atentatin në Barcelonë
schedule12:13 - 22 Shtator, 2017
schedule 12:13 - 22 Shtator, 2017