Policia spanjolle arreston katër xhihadistë në Madrid dhe Barcelonë

schedule20:40 - 13 Tetor, 2021

schedule 20:40 - 13 Tetor, 2021

Policia spanjolle njoftoi sot se tre anëtarë të dyshuar të grupit xhihadist janë arrestuar në Barcelonë dhe një tjetër në Madrid. Një nga të arrestuarit ishte përpjekur të blinte një armë për një sulm.

Një anëtar i pestë i grupit është tashmë në burg dhe po vuan dënimin, por policia nuk tha se sa vjet u dënua dhe kur.

Policia gjeti tre makete dhe municion të ndryshëm në shtëpinë e udhëheqësit të grupit, të ashtuquajturit “Shejh”. Burri u arrestua në Turqi në vitin 2016 kur u përpoq të hynte në një zonë lufte për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.

Ai më vonë udhëtoi në vende të ndryshme, të tilla si Malajzia, Tanzania dhe Algjeria, ku vazhdoi të rekrutonte anëtarë për Shtetin Islamik. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!