Në të gjithë vendin janë vënë 27 191 masa administrative. Policia Rrugore vijon kontrollet dhe monitorimin intensiv të qarkullimit në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e akseve rrugore.
Si rezultat, gjatë kësaj jave:
-janë pezulluar 114 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;
-janë arrestuar 42 drejtues mjetesh, nga këta 29 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Ndërsa masat administrative janë vënë:
* 7333 për shpejtësi tej normave të lejuara;
* 1713 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
* 1440 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 3143 për parakalime të gabuara.
* 876 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
* 256 për manovra të rrezikshme në rrugë;
* 298 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
* 10009 për parkim të gabuar;
* 2123 për shkelje të tjera.
Gjithashtu, gjatë javës së ardhshme, shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë intesivisht monitorimet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike bashkëkohore që ka në dispozicion, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.
Gjithashtu drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes, gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.
/abcnews.al/