Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Qendër të Shkupit janë ndaluar 28 persona. Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat gjatë pandemisë, duke organizuar një festë në shtëpinë e njërit prej të ndaluarve.
“Me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka kryer bastisje në rrugën “Sllavejko Arsov”, në shtëpinë e V.Gj., ku janë hasur 28 persona në një aheng”, njoftojnë nga MPB.
Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plot të çështjes, kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodit Penal. /abcnews.al/