Policia “përmbys folenë” e llotove në Kombinat, 2 në pranga, pronari në kërkim

schedule17:24 - 7 Nëntor, 2021

schedule 17:24 - 7 Nëntor, 2021

Një tjetër “fole” e lojërave të fatit është “shkatërruar” ditën e sotme në Tiranë. Aksioni i radhës i policisë për lojërat e fatit është ndërmarrë në Kombinat. Seksioni për krimin ekomonik në drejtorinë e Tiranës, në një lokal në Kombinat ka konstatuar pajisje dhe kompjutera për vendosjen e llotove, kësisoj 2 persona janë vënë në pranga, kurse pronari i lokalit shpallet në kërkim. Ndërsa 3 klientë që do vinin lloto po procedohen në gjendje të lirë.

Lexo edhe: “Hape sirtarin”, policia “rrufe” te “Las Vegas”-i, kapen bastexhinjtë me 50-çe, arratiset pronari

Po gjatë orëve të fundit dy persona janë arrestuar në Tiranë, si dhe dy janë shpallur në kërkim dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë për vendosjen e basteve sportive. Ndërhyrja e policisë ka ndodhur te lokali “Las Vegas” në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë duke arrestuar Ledjon Xhezairin dhe Kledi Bunacan, në kërkim u shpall Urim Topuzi dhe Edison Nazifi, Lulo Hasani po hetohet në gjendje të lirë. Pronari i lokalit Urim Topuzi dhe menaxheri Edison Nazifi janë arratisur në momentin që ka shkuar policia. be.k/abcnews.al