Policia pas derës me dorën në këmbëz, bilanci i operacionit për vrasjen e Çakës në Elbasan

schedule18:08 - 26 Maj, 2021

schedule 18:08 - 26 Maj, 2021

Pasditen e sotme në Elbasan u zhvillua një operacion në lagjen “Skënderbej”, në të njëjtin vend ku u vra në datë 11 maj, Everest Çaka. ABC mëson se dy persona janë shoqëruar nga operacioni blic, në pamjet e të cilit u shfaqën forca të shumta policie duke rrethuar një banesë.

41-vjeçari Everest Çaka u ekzekutua në datë 11 maj në mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Ai po kthehej nga shtëpia e vjehrrit në lagjen “Skënderbej” kur u qëllua për vdekje në makinë, ndërsa bashkëshortja e tij u plagos në dorë.

Disa minuta më vonë autorët dogjën makinën në Kavajë, ndërsa prej asaj nate nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Çaka kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe pista ku po hetohet është hakmarrja nga një zinxhir krimesh që kanë ndodhur në Elbasan nga prishja e pazareve jashtë vendit, kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!