Policia ngre dronin mbi Tiranë, kap shkelësit në rrethrrotullim

schedule17:14 - 4 Korrik, 2022

schedule 17:14 - 4 Korrik, 2022

Policia Rrugore vijon me monitorimet. Këtë herë droni mbi rrugët e kryeqytetit ka kapur drejtuesitt e mjeteve që nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.

Policia sqaron se në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës. Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Në këto pamje “👁Droni edukues👁” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.

Kujdes! Në rrethrrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të!

Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës.

Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor.

Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor.

Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!

g.v/abcnews.al