Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Policia në Spanjë sekuestron 2.5 ton hashash, dyshohet se trafikohej nëpër Evropë

schedule10:11 - 28 Korrik, 2022

schedule 10:11 - 28 Korrik, 2022

Policia spanjolle ka sekuestruar të mërkurën 2.55 ton hashash dhe 30 kilogramë marihuanë gjatë një operacioni të madh në rajonin e Aragonit. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Spanjë. Policia bëri tre arrestime dhe sekuestroi armë automatike dhe sende të tjera.

Suksesi i autoriteteve spanjolle erdhi si pjesë e një operacioni që kishte nisur që në fillim të muajit në qytetin Sos del Rey Católico. Autoritetet e akuzës e kanë fokusuar hetimin në një shtëpi që dyshohet se përdorej si “kabinë” nga tregtarët e drogës.

Sipas kreut të policisë lokale, Carlos Garcia, “droga ruhej atje përpara se të shitej, në këtë rast ndoshta në Evropë”. Policia spanjolle ka sekuestruar gjithashtu një armë zjarri AK-47, një pistoletë Colt, telefona celularë, targa false, një pajisje për bllokimin e radarit dhe një detektor metali. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!