Policia në rrugën drejt pavarësisë nga politika? Hoxha: Avantazhi që po ndihmon Gledis Nanon

schedule12:26 - 23 Nëntor, 2021

schedule 12:26 - 23 Nëntor, 2021

A është Policia e Shtetit në rrugën drejt pavarësisë nga politika? Për gazetarin Artan Hoxha, Gledis Nano erdhi në krye të policisë me një avantazh që e ndihmonte. Duke komentuar punën e tij të deritanishme, në studion e “Abc live”, me Juli Xhokaxhi, gazetari tha se ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk kishte probleme imazhin.

Hoxha renditi disa nga lëvizjet që drejtori i ri ka bërë që nga marrja e detyrës, duke i vlerësuar si pozitive.

“Gledis Nano ndryshe nga paraardhësit e tij kishte një avantazh që e ndihmonte. Nuk kishte pasur më parë detyra që të krijonin problematika me imazhin. Nano vinte nga anti terrori që s’ka të bëjë shumë me krimin e organizuar. Së dyti, ai erdhi shpejt dhe për mua ishte dhe është një probleme se është shumë i ri. Por kjo kishte edhe avantazhin tjetër se ai nuk kishte akuza dhe pati mbështetje nga të gjitha palët. Edhe opozita heshti, ndryshe nga çfarë bën gjithmonë.

Çfarë ka bërë deri tani? Nuk prisja ndonjë gjë të madhe. Nuk është kollaj ta shkundësh policinë. Por deri tani shikoj disa lëvizje pozitive. Një nga vendimet e para që mori vendosi që të rivlerësohen dhe paguhen orët shtesë. Katër vjet policët nuk merrnin orët shtesë. Mori një vendi për një kontroll të gjitha Cal Center-at. Janë qendra të mashtrimit dhe grabitjes së qytetarëve evropianë. Një vendim tjetër pozitiv që mori, bëri emërime që ishin edhe më parë, por çfarë ka ndryshuar? Drejtorët e mëparshëm çonin një drejtore qarku, dhe kur ndodhte një ngjarje thoshte shefi9 i komisariatit ma ke vënë ti nuk është i imi. Gledis Nano ka car drejtorin e qarkut dhe i ka thënë ekipin zgjidhe vetë. Jo çojmë një drejtor dhe i vejmë një nga mbrapa.

Lëvizja tjetër është se po përpiqet që të zhbllokjë pjesën e dhënies së gradave. Policia prej kohësh e ka të bllokuar. Nuk m und të shkosh drejtues policie nga një gradë e ulët. Këtë e bëri një drejtor i përgjithshëm që shkoi në shkelje të gradave, drejtori paraardhës,” u shpreh Hoxha.

Pozitivisht e vlerësoi gjithashtu edhe gazetari Ferdinand Dervishaj, i cili theksoi se Nano po jep shenja që do ta mbrojë Policinë e Shtetit.

“E para ishte qarkullimi i drejtorëve. Kjo është një lëvizje emergjente dhe minimaliste. Për të hequr nëse një drejtor ka filluar të lidhet me krimin, e çon në një rreth tjetër, por e shkëputur nga këto lidhje. Pozitivistet ka shfaqur në rastin…mua më duket sikur qarkullimi rrugor ka filluar të lëvizë. Nuk shoh polin me bllok në dorë për ndëshkim, sesa polic për të shkuar te disiplinimi. Pashë një lëvizje të mirë në rastin e incidentit me një gazetar. Është njeri që po jep shenja se do ta mbrojë policinë,” u shpreh Dervishi. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!