Partitë e krahut të majtë dhe qindra qytetarë po I kërkojnë llogari Autoriteteve Spanjolle pasi një video që qarkullon në rrjete sociale tregon dy oficerë që dhunojnë dy persona me ngjyrë në një lagje qëndrore të Madridit.
Të dy personat janë të paarmatosur dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur të premten që lamë pas.
Video tregon sesi një ndër oficerët shtrin në tokë një nga personat me ngjyrë duke tentuar ta mbysë atë ndërkohë që oficeri tjetër qëllon me shkop gome.
Njëri nga policët goditi edhe një tjetër burrë me ngjyrë që qëndronte aty pranë.
Mediat spanjolle thonë se burime pranë policisë kanë treguar se dy qytetarët me ngjyrë që u dhunuan kishin thyer rendin dhe kishin treguar sjellje armiqësore ndaj dy efektivëve blu.
Të dy këta persona u arrestuan dhe njëri prej tyre mbante drogë me vete në momentin e arrestimit.
Video e dy oficerëve që dhunonin dy personat me ngjyrë ka nxitur zemërim në të gjithë Spanjën me disa qytetarë që kanë protestuar kundër dhunës policore dhe racizmit institucional./abcnews.al