Policia në Kosovë ka vënë në pranga dy zyrtarë të PSD-së. Raportohet se të arrestuarit janë Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi. Krasniqi është arrestuar gjatë një aksioni në kryeqytet.
Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se arrestimet u bënë gjatë aksionit të PSD.
“Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm,” u shpreh ai.