Specialisti i komunikimit në Policinë e Shtetit, Gentian Mullai thotë se nata e ndërrimit të viteve ka kaluar pa incidente të mëdha.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mullai u shpreh se policia ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë.
“Momenti i ndërrimit të viteve ka qenë pa incidente, ka 9 shtetas që kanë shkuar në spital. Nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale. Kjo falë qytetarrisë, por edhe masat e marra nga policia”, tha Mullai./abcnews.al