Uniformat blu vijojnë aksionin për kapjen e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Policia e Shtetit ka ndarë në faqen e saj zyrtare foto nga kontrollet në Elbasan.
Ajo apelon që automjetet të mos ecin me shpejtësi pasi kudo ka radarë, kamera dhe policë apo makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve. Policia thekson se qëllim nuk është gjoba por siguria e jetës në rrugë.
“Mos shpejtoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve. Aspak qëllim gjoba, vetëm e vetëm siguria e jetës në rrugë.
Respekto rregullat e qarkullimit, mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep. Bashkë bëjmë më të mirën!”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al