Policia kishte informacion dhe iu vu pas, arrestohet i riu në Tiranë

schedule16:15 - 2 Tetor, 2020

schedule 16:15 - 2 Tetor, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi në rrugën “Prokop Mima”, gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Po ashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë një 37-vjeçar vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të dy personave duke drejtuar makinën. Njëri u kap pa patentë, kurse tjetri kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!