Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pasi Policia e Tiranës një ditë më parë kërkoi nga Prokuroria rihapjen e dosjes “21 Janari”.
Në një prononcim për gazetaren e ABC, Esiona Konomi, ministrja është shprehur se policia bëri punën dhe se organi i akuzës duhet të hetojë.
“Policia bëri punën e saj. Prokuroria tashmë do të hetojë”, deklaroi Gjonaj.
Lexo edhe: Rama: 4 protestuesit që u vranë më 21 janar shpallen “Dëshmorë të Atdheut”, parlamenti s’bën gjyqe
Sot mbushen 10 vite nga vrasja e 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para Kryeministrisë, në protestën e thirrur asokohe nga Partia Socialiste.
Në Kryeministri u mbajt ceremonia e përvitshme, ndërsa Rama njoftoi se katër viktimat janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. /abcnews.al