Policia izraelite tha se po hetonte shumë raste të dhunës seksuale nga persona të Hamasit gjatë sulmeve të 7 tetorit, duke thënë se ata kishin mbledhur “një numër të madh dëshmish” për përdhunime.
“Asnjë person nuk është paraqitur për të thënë se janë përdhunuar”, por “ne kemi shumë dëshmitarë okularë të një numri të madh rastesh ,” tha David Katz , kreu i njësisë së krimit kibernetik të njësisë së policisë Lahav.
Policia, e cila tha se hetimi mund të zgjasë “gjashtë deri në tetë muaj “, nuk pranoi të jepte një numër specifik të viktimave. Por publikoi në shtyp dëshminë e regjistruar të një të mbijetuari të festës në Kibbutz Reim, e cila përshkruan një përdhunim në grup të një gruaje që u qëllua gjatë sulmit, u gjymtua dhe u vra./abcnews.al