Policia greke zbulon 41 migrantë në një kamion-frigorifer

schedule23:16 - 4 Nëntor, 2019

schedule 23:16 - 4 Nëntor, 2019

Policia greke ka zbuluar 41 emigrantë të fshehur në një kamion frigorifer në autostradën në veri të Greqisë. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të policisë.

Sipas autoriteteve policore, emigrantët, shumica e tyre afganë, nuk kanë pësuar lëndime gjatë transportit, pasi sistemi i ftohjes nuk ishte i ndezur.

Policia ndaloi kamionin për një kontroll të rregullt, në një autostradë afër qytetit verior Grek të Xanthi.

Pas zbulimit të emigrantëve brenda kamionit, policia arrestoi shoferin dhe emigrantët u dërguan për identifikim në një stacion të policie.

Shumica e emigrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë. Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të numrit të emigrantëve në ishujt e saj lindorë.

Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.

Rreth 34,000 azilkërkues dhe refugjatë mbahen brenda kampeve në ishujt e Egjeut afër Turqisë.

Muajin e kaluar, 39 migrantë, të gjithë vietnamezë, ishin u gjetën pa jetë në një kamion frigorifer afër Londrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!