Policia greke ka publikuar fotografinë e 38-vjeçarit i cili akuzohet për përdhunimin e një të mituri në mënyrë të vazhdueshme.
Ngjarja e rëndë ka revoltuar qytetarët në Korfuz të cilët kërkojnë drejtësi. 38-vjeçari u arrestua me 14 qershor më urdhër të Prokurorisë së Korfuzit.
Sipas njoftimit nga ana e policisë greke 38-vjeçari quhet Michael – Konstandini, i lindur në Korfuz.
Gjithashtu në njoftim theksohet se identiteti i 38-vjeçarit është bërë publik me qëllim mbrojtjen e të gjithë shoqërisë dhe grupeve të dobëta të popullsisë./abcnews.al/