Policia gjermane arreston një 19-vjeçar sirian: Plan konkret për një sulm terrorist masiv

schedule09:20 - 31 Tetor, 2017

schedule 09:20 - 31 Tetor, 2017

Policia gjermane arrestoi një 19-vjeçar sirian, pas dyshimeve të forta se po planifikonte një sulm terrorist.

19-vjeçari i identifikuar si Jamen A. u arrestua në qytetin verior Shverin, gjatë një operacioni të forcave speciale.

Sipas policisë, siriani ishte ekstremist islamik.

Ai kishte në plan të kryente një shpërthim të përmasave të mëdha me lëndë eksplozive për të shkaktuar sa më shumë viktima.

Shërbimet e zbulimit e kishin vënë nën mbikqyrje prej korrikut, kur kishin rënë në gjurmë të planeve të tij.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, policia kontrolloi edhe banesat e disa të dyshuarve të tjerë.

Janë të paqarta vendet ku do të kryhej sulmi dhe se me cilat grupe ekstremiste islamike ishte i lidhur.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!