Policia e Tiranës ka shoqëruar ish-deputetin demokrat Bardh Spahia, lidhur me djegien e materialeve zgjedhore mbrëmjen e së martës, në KZAZ nr 5 në Shkodër.
Shoqërimi i Spahiut është bërë në orët e vona të mbrëmjes, teksa ishte nisur për të marrë pjesë në një emision.
Më herët në një lidhje telefonike ai kishte deklaruar se nuk kishte dijeni se ishte shpallur në kërkim, ndërsa rrugës për në emision, ai u ndalua nga efektivë te policisë së kryeqytetit.
Shpallja në kërkim e Spahiut u bë pas ngjarjeve të mbrëmshme në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku mbeshtetës të PD i vunë flakën me benzinë materialeve zgjedhore. /ABC news Albania 24/7