Policia e ndalon “tapë” në timon, 52-vjeçari tenton ta korruptojë! Përfundon në pranga

schedule16:26 - 5 Shtator, 2020

schedule 16:26 - 5 Shtator, 2020

Një 52-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv policie, pasi është ndaluar teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Ai u ndalua në rrugën Siri Kodra, ku gjatë kontrollit u verifikua se ishte nën efektin e e alkoolit, në masën testi i parë 0.31 mg/l, testi i dytë 0.39 mg/l.

Në këtë moment i dha agjentit të policisë një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit.

“Drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, si dhe tentoi të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari nga Tirana.

Nga kontrollet policore me karakter parandalues të dedikuara, kryesisht për shpejtësinë mbi normat e lejuara, drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit apo shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore, në oret e para të datës, 05.09.2020, në rrugën “Siri Kodra”, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi me iniciale A. H, 52 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit policor nga rrugoret e kryeqytetit, u verifikua se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit, në masën testi i parë 0.31 mg/l, testi i dytë 0.39 mg/l.

Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ky shtetas u ka ofruar agjentëve verifikues një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar, në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital cdo shkelje të Kodit Rrugor”, njofton policia./m.v. abcnews.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2851037791849240/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARBUtmRPemHXfZFTCKLSLHRqLNhcsTtG8ZK0f6HIAB4YPoBr9Af_BYq80ZGWdO-JZhG4i6iU4uyLnEW6