Policia e Lezhës ndalon personat që tjetërsuan pronat në Shëngjin

schedule10:25 - 27 Prill, 2022

schedule 10:25 - 27 Prill, 2022

Policia e Lezhës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shoqërimin  e të dënuarve për tjetërsimin e pronave në Shëngjin në vitin 2018.

Mësohet se deri më tani janë ndaluar 3 persona, Kol Lleshi,  Vlash Gazulli dhe Genc Zeneli. Operacioni në Lezhë nisi mbrëmjen e djeshme.

Genc Zeneli është dënuar me   2 vite 4 muj burg,  Kol Lleshi  2 vite e 4 muaj ndërsa Vlash Gazulli  2 vite e 8 muaj burg.

Vendimi i marrë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u ndryshua nga Apeli ndërkohë që janë rritur dënimet me burg për të gjithë fajtorët.

Apeli shtoi me 18 vite burg dënimet në tërësi, nga 30 vite në 48 vite.

Të dënuarit janë Gjevi Ndoka, Mimoza Ndoka, Emanuela Gjukra, Zef Lazri, Blendi Ndoka, Luigj Paloka, Paulin Simoni, Vlash Gaxulli, Genc Zeneli Kol Lleshi dhe Marjeta Perskura.

Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci që ndoqën çështjen kërkuan në apel konfiskimin dhe rritjen e dënimeve./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!