Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia e Kosovës operacion të gjerë në Prishtinë

schedule21:12 - 20 Tetor, 2021

schedule 21:12 - 20 Tetor, 2021

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës. Aksioni po realizohet nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Por, Krasniqi nuk ka dhënë detaje se a ka arrestime gjatë aksioni, pasi tha se aksioni është ende duke u zhvilluar.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni për informacione shtesë”, ka thënë Bajrami. / Gazeta Ekspres

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!