Policia britanike u prish pazarin trafikantëve

schedule18:42 - 29 Shtator, 2018

schedule 18:42 - 29 Shtator, 2018

Dy trafikantë shqiptarë në Britaninë e Madhe u shpallën fajtorë nga gjykata pasi u kapën me 81 kg kokainë. Ata janë Haxhi Shehu 34 vjeç dhe Fitim Prençi 39-vjeç. Trafikantët pranuan përpara gjykatësit se po kryenin një pazar droge.

Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë më datë 13 Mars. Në bagazhin e makinës së tyre policia gjeti çanta të mbushura me drogë. Ndërsa në kroskot u gjet një shumë e madhe parash.

Autoritetet britanike njoftuan se kokaina e sekuestruar ishte e cilësisë së parë. Sipas përllogaritjeve, vlera e saj në tregun londinez të drogës përllogaritet rreth 8 milionë paund.

Gjykata e Londrës vendosi që dënimi për Haxhi Shehun dhe Fitim Prençin të jepet në një datë tjetër.

Britania e Madhe është kthyer në një vend të preferuar për aktivitetin e drogës nga bandat shqiptare. Mediat në vendin ishullor ngrenë alarmin se shqiptarët dominojnë trafikun në disa qytete të mëdha, përfshirë edhe Londrën.

Tv Klan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!