Policia bllokon kamionët e kromit në Qafë Buall

schedule14:38 / 04/09/2019

Dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë të cilët trasportonin krom nga Bulqiza në drejtim të Durrësit janë bllokuar këtë të martë në Qafën e Buallit. Sipas drejtuesve të mjeteve shkak i bllokimit sipas tyre është bërë një urdhër i ditëve të fundit që të mos qarkullohet me mjete me peshe mbi 8 ton për aks. Por ata shprehen se pesha në mjetet e tyre është vendosur sipas lejes së qarkullimit dhe se nuk kanë asnjë kilogramë mbi këtë peshë. Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen se policia po bën diferencime pasi sipas tyre lejohen të kalojnë mjete mbi tonazh e për ta nuk pranohet as pesha e lejes së qarkullimit. /ABC News Albania 24/7

schedule14:38 / 04/09/2019