Policia “blindon” Fierin, kontrolle për drogë në serra, tunele dhe banesa

schedule11:01 - 6 Maj, 2022

schedule 11:01 - 6 Maj, 2022

Policia ka kryer kontrolle masive në Fier për lëndë narkotike. Bëhet me dije se janë ngritur 37 grupe e kontrolli, ndërsa është finalizuar operacioni i koduar “Wide”.

Sipas policisë, kanë ushtruar kontrolle në  1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.

Si pasojë, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., i cili është arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle masive në territorin e qarkut Fier, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wide”.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e qarkut Fier, u zhvilluan kontrolle masive në kuadër të operacionit antikanabis “Wide”, gjatë të cilit u angazhuan rreth 180 forca policore të DVP Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, me mbështetje edhe të FNSH Fier.

37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 63 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!